Ballina Aktualitet

Kreu i Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci në sitën e Vetingut

TIRANË, 15 mars /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet, Pashk Gjaci, do t’i nënshtrohet procesit të Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), do të zhvillojë më 19 mars një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet.

Po ashtu, KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Olsi Komici, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari.

Subjekti i rivlerësimit Pashk Gjaci, do t’i nënshtrohet Vetingut për tre kriteret klasike, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pheniani kërcënon me ndërprerjen e negociatave për çarmatimin bërthamor
Artikulli tjetërMASR rihap thirrjen për anëtarë të Bordit të Administrimit në tre universitete