Ballina Flash

Bronx, hapet muzeu i hip-hopit

TIRANË, 14 mars/ATSH/- Hip-hopi do të ketë muzeun e vet në New York. Lajmin e bëri të ditur reperi amerikan Kurtis Blow, i cili theksoi se do të hapet në Bronx, aty dhe ku lindi ky zhanër muzikor. “Universal Hip-Hop Museum” pritet të hapet në vitin 2023.

“Do të jetë një pjesë fantastike e historisë për këtë kulturë. Pasuria ime do të ketë një seli ku të gjithë mund të vijnë ta shikojnë nga afër”, -tha Blow.

Blow ka qenë i pari reper që pati një sukses komercial dhe i pari që ka firmosur një kontratë diskografike me një kompani ndërkombëtare. “The Breaks”, pjesë e albumit të vitit 1980 “Kurtis Blow”, u bë e para këngë rep e certifikuar me disk të artë në muzikën hip hop.

Rrënjët e hip-hopit mund të jenë në vitin 1973 dhe prej atëherë hip-hop e repi janë një industri miliardere dhe tërësisht të pranuara në kulturën tradicionale, si amerikane dhe në atë botërore. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBare: Nuk jemi kundër protestave, opozita të mos nxisë incidente
Artikulli tjetërShi në Ditën e Verës, qytetarët me çadra në rrugët e kryeqytetit