STRASBURG, 13 mars /ATSH-ANSA/ – Eurodeputeti Guy Verhofstadt deklaroi se procesi i Brexit duhet të siguronte rimarrjen e kontrollit mbi situatën dhe jo të daljen jashtë saj.
‘’Vetëm një bashkëpunim midis partive që vendosin në vend të parë vendin e tyre, mund t’i jap fund kësaj rrëmuje’’, shtoi shefi i grupit të koordinimit për Brexit, Verhofstadt.
Parlamenti Europian do të debatojë sot mbi zhvillimet e fundit, ku do të marrin pjesë edhe presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker dhe ndërmjetësi e BE-së mbi çështjen Brexit, Michel Barnier./ /xhm/ a.jor.























