Ballina Bota

BM – Londra do të heqë 87% të tarifave doganore me Irlandën

LONDËR, 13 mars /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe do të ulë ndjeshëm tarifat doganore në rast të një Brexit-i pa marrëveshje dhe nuk do të kryejë kontrolle doganore në kufirin me Irlandën për të shmangur një kufi fizik, njoftoi sot qeveria britanike.

Në këtë regjim të ri të përkohshëm doganor, që pritet të hyjë në fuqi mbrëmjen e 29 marsit në mungesë të një marrëveshje apo shtyrje të Brexit dhe që do të zgjasë si periudhë maksimale deri në 12 muaj, 87% e importeve nuk do t’i nënshtrohen tarifave doganore./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj-Mogherinit: Dialogu mund të vazhdojë pa e hequr taksën
Artikulli tjetërMeta në Azerbajxhan për Forumin e 7-të Global të Bakusë