Në dy muaj u shpërndanë 4092 çeqe bebesh

TIRANË, 12 mars /ATSH/ – Në dy muajt e parë të 2019 që nga 1 janari 4092 fëmijë kanë përfituar çekun e bebes.

Familjet e reja kanë përfituar 237 milion lekë. Gjithashtu 1706 fëmijë të parë të çifteve të reja kanë përfituar nga 40 000 lekë bonus secili dhe 1619 fëmijë të dytë kanë përfituar bonusin 80 000 lekë secili.

Ndërsa 687 fëmijë të tretë e më shumë kanë përfituar 120 000 lekë bonus secili. Për 41 lindje binjakësh dhe një lindje trinjakësh bonusi deri në 360 000 lekë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu shprehet se, ”4092 bebe kanë përfituar çekun e bebes në dy muajt e parë 2019. Lehtësuam familjet e reja edhe nga burokracia për regjistrimin e fëmijëve, duke mundësuar regjistrimin në gjendjen civile në sportelin unik të bonusit të bebes në maternitete”.  /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.