Ballina Flash

Aplikimi për lejekalimi, tashmë në çdo përfaqësi

TIRANË, 12 Mars /ATSH/ -Të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve u nevojitet lejekalimi në Shqipëri dhe kanë humbur dokumentacionin e tyre, tashmë mund të aplikojnë tek Shërbimi Konsullor Online dhe të zgjedhin përfaqësinë më të afërt për të marrë shërbimin që kërkojnë.

“Ju duhet një leje kalimi për t’u kthyer në Shqipëri, pasi keni humbur dokumentacionin tuaj dhe e keni denoncuar si të tillë? Mos humb kohë, apliko në SHKO dhe zgjidh përfaqësinë më të afërt për të marrë shërbimin e kërkuar. Tashmë ju nuk vini tek ne, sepse vijmë ne tek ju”, thekson Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBello: Lista nuk janë prona të partive
Artikulli tjetërNë dy muaj u shpërndanë 4092 çeqe bebesh