BRUKSEL, 9 mars /ATSH-AFP/ – Shefi i radhës i konservatorëve europianë, Manfred Weber kërkon të takohet në ditët në vijim me Viktor Orban, ku partia e tij hungareze “Fidesz” kërcënohet me përjashtim nga Partia Popullore Europiane (PPE), njoftoi sot ai në media.
“Po shkoj sërish në ditët në vijim të diskutoj personalisht me Viktor Orban në Budapest, sepse dua të përpiqem që ta bëjë të kuptojë se aktualisht është në rrugën për të dalë nga PPE-ja”, deklaroi Weber në gazetën “Welt am Sonntag”.
“Nuk bëhet fjalë për një konflikt mes Lindjes dhe Perëndimit, apo të politikës migratore, sikurse thuet, por për vlerat mbi të cilat ngrihet PPE-ja dhe BE-ja”, shpjegoi ai. /G.S/












