Ballina Bota

SPANJË – Spanjollet në grevë masive për Ditën e Gruas

MADRID, 8 mars /ATSH-AFP/ – Për vitin e dytë rradhazi, spanjollet janë sot në grevë, një lëvizje që shpresojnë të jetë po aq masive sa vitin e kaluar kur miliona gra ishin mobilizuar për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Në Spanjë, një vend me lëvizje të fuqishme feministe, kjo çështje ka marrë dimensione të forta politike me afrimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme të 28 prillit.

“Nëse ne ndalojmë, bota ndalon”. Me këtë slogan si fjalë kyçe, spanjollet kanë paralajmëruar ndalimin e punës me dy orë ose gjithë ditën.

Me qindra manifestime apo grumbullime janë parashikuar në shumë qytete. Ajo e Madridit që mund të mobilizojë mijëra persona, pritet të fillojë në 19:00 (18:00 GMT).

Objektivi i feministeve është që të ripërsëritet suksesi i tyre në vitin 2018 kur miliona persona kishin marrë pjesë në një greve të pazakontë të grave dhe në parakalime të organizuara në të gjithë qytetin. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak8 Marsi në FA, Xhaçka: Jepuni zë edhe atyre që nuk kanë
Artikulli tjetërZhvillohet ceremonia e dhurimit të 10 automjeteve të reja nga Policia gjermane