Ballina Flash

FUTBOLL- Hazard te “Çelsi” deri në 2020, e konfirmon FIFA

TIRANË, 8 mars/ATSH/ – Apelimi i klubit të “Çelsit” ndaj FIFA-s për të ndërprerë  sanksionet e vendosura prej tyre për merkaton, janë hedhur poshtë nga autoriteti më i lartë i futbollit, çka do të thotë se klubi londinez nuk do të mund të bëj merkato deri në vitin 2020.

Megjithëse në çështjet e mëparshme FIFA kishte shtyrë ndalime të ngjashme deri në fund të procesit të apelit dhe se klubi i “Çelsit” nuk do të mund të kryejë transferime në merkaton  e verës.

Ndalimi i transferimeve do të thotë se ylli i kësaj skuadre, Eden Hazard nuk do të mund të lëvizë nga blutë e Londrës deri në vitin 2020.

“Klubi ka reaguar në përputhje me rregullat dhe ka njoftuar FIFA-n për qëllimin e saj për të apeluar kundër vendimit dhe sanksionit të Komisionit Disiplinor. Si çështje e drejtësisë procedurale dhe barazisë së trajtimit, dhe ligjit zviceran, duhet të sigurohet e drejta për një proces ankimi, para se të hyjë në fuqi ndonjë sanksion i papërshtatshëm. “Për aq sa Klubi është i vetëdijshëm, në të gjitha rastet e mëparshme kur është vendosur një ndalim regjistrimi  nga FIFA, është marrë një vendim për pezullimin e sanksionit deri në përfundimin e procesit të apelimit. “Në këtë rast, Chelsea konsideron se po trajtohet në mënyrë jokonsistente në krahasim me klubet e tjera europiane. Ne do të shqyrtojmë hapat tanë të mëtejshëm pasi të kemi marrë arsyet e shkruar për këtë vendim nga FIFA”, thuhet në deklaratën e klubit londinez.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE – Brukseli i jep një ofertë Londrës para votimit thelbësor mbi Brexit
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB: Rreth 11 milionë banorë të Koresë së Veriut të kequshqyer