BE – Brukseli i jep një ofertë Londrës para votimit thelbësor mbi Brexit

BRUKSEL, 8 mars /ATSH-AFP/ – Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, i propozoi sot Britanisë së Madhe që të mund të rikthehet tek një version i mëparshëm i “masës së sigurisë” shumë të përfolur që parashikohej në marrëveshjen e mëparshme të Brexit, që do të prekte vetëm Irlandën e Veriut.

“BE-ja angazhohet që t’i japë Britanisë së Madhe mundësinë që të dalë në mënyrë të njëanshme nga hapësira doganore e përbashkët”, shkruan në “Twitter” Barnier pas një mbledhje me ambasadorët e 27 vendeve të BE-së në Bruksel.

Hapësira doganore unike mes BE-së dhe Britanisë së Madhe është një rej elementeve kyçe në marrëveshjen e ndarjes për të garantuar që të mos rikthehet një kufij fizik mes dy Irlandave pas Brexit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.