Ballina Ekonomi

Ulet në 1.16% norma e interesit për bonot e thesarit

TIRANË, 6 mars /ATSH/- Interesi i bonove të thesarit me afat 12 mujor u ul përsëri sot në  një minimum të ri historik. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, interesi mesatar i ponderuar zbriti në 1.16% për bonot e thesarit.

Kërkesa e investitorëve në ankandin e të martës shënoi vlerën 10.7 miliardë lekë për një shumë të shpallur në ankand prej 9 miliardë lekësh.

Ndërkohë që ulja e interesave për bonot dhe obligacionet lidhet me mirëkapitalizimin dhe likujditetin e konsoliduar tashmë të sistemit bankar shqiptar.

“Likuiditeti i lartë në treg dhe kërkesa relavisht e ulët e qeverisë për para në tregun e brendshëm, lidhet edhe me emetimin e eurobondit vitin e shkuar në shumën prej 500 milionë euro, ku një pjesë e kësaj shume ka shërbyer për të zëvendësuar huamarrjen e brendshme”, shpjegojnë ekspertët, sipas të cilëve edhe Banka e Shqipërisë po mban në monitorim të vazhdueshëm tregun e brendshëm të parasë, përmes marrëveshjeve të riblerjes dhe përmes blerjes së valutës. e.xh/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPezë/ Qendra shëndetësore e rehabilituar, shërbim me standarde për 5600 banorë
Artikulli tjetërGjermania zgjat periudhën e bllokimit të shitjes së armëve ndaj Arabisë Saudite