Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni sanksionon organizatat e huaja që ndihmojnë Maduron

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-AFP/ – Uashingtoni do të marrë masa kundër institucioneve financiare të huaja që i japin mbështetje presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi sot këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, John Bolton.

“SHBA-ja paralajmëron institucionet financiare të huaja se rrezikojnë të marrin sanksione nëse përpiqen të ndihmojnë me transaksione të jashtëligjshme në përfitim të Nicolas Maduro”, shkruan Bolton në një komunikatë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBulqizë/ Substancat e ndaluara, efektivët e Policisë takime sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare
Artikulli tjetërFOTO/ ARRSH nis inspektimet për sigurinë e urave në vend