Ballina Bota

INFORMATIKË – “Facebook” premton më shumë siguri për të dhënat personale

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-AFP/ – Mark Zuckerberg premtoi se rrjeti i tij social “Facebook” do të bëhet një platformë komunikimi më e kujdesshme për jetën private të përdoruesve të saj, duke u përqendruar mbi konfidencialitetin.

Drejtori i përgjithshëm i grupit, i kritikuar fuqishëm për menaxhimin e tij të gjykuar shumë të lirshëm në lidhje me të dhënat personale, synon të unifikojë teknikisht kërë rrjet me shërbimet e tjera “Messenger”, “Instagram” dhe “WhatsApp” duke krijuar një lloji platforme unike që mundëson të komunikohet ose të bësh pagesa krejtësisht i sigurt.

“Këto vitet e fundit, ne do të rikrijojmë më shumë shërbime që lidhen me këto ide”, shkruan Zuckerberg. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama për TG5: Protestat, revoltë e klasës së vjetër politike që u largua me 1 mln vota
Artikulli tjetërArsimi parauniversitar, hartohet manuali për Shërbimin Psikosocial