Ballina Bota

MODË – ”Channel” zbulon koleksionin e fundit të skicuar nga Lagerfeld

PARIS, 5 mars /ATSH-AFP/ – ”Channel” prezanton sot në Paris koleksionin e fundit të skicuar nga Karl Lagerfeld, në një paradë në formë homazhi ndaj stilistit të madh i cili vdiq dy javë më parë. Ai mbajti postin e drejtorit artistik të shtëpisë së modës për 36 vite.

Sfilata më e shumë pritur e javës pariziane të modës do të zhvillohet si zakonisht nën çatinë prej xhami të Pallatit të Madhe, zonë prestigjioze që ka pritur edhe më parë sfilatat madhështore të ”Channel”, të tilla si një copëz peizazhi nga plazhi dhe madje më i vërtetë sesa vetë natyra, raftet e një supermarketi apo shenjat gjatë lëshimit të një rakete.

Ftesa për sfilatën e kësaj të marte ka të vulosura dy ”C”-të e kryqëzuara të logos së shtëpisë ”Channel” në një sfond blu të zbehtë, që të krijon ndjesinë e reve, pa zbuluar temën e spektaklit.

Kjo sfilatë e organizuar në ditën e fundit të javës pariziene të modës për femra 2019-2020 do të jetë rasti për të bërë homazhe ndaj stilistit të fundit në listën e gjigantëve të modës së rafinuar, i cili nuk dëshiroi ceremoni zyrtare pas vdekjes./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI izoluar prej 10 vitesh në Shkodër, rrëqebulli transferohet drejt Tiranës
Artikulli tjetërMacovei: Shqipëria po përparon drejt BE-së, opozita ka tradhtuar votuesit e saj