Ballina Bota

UKRAINË – BE ribllokon asetet e ish-presidentit Janukoviç

KIEV, 4 mars /ATSH-AFP/ – Shtetet anëtare të BE-së rivendosën sot edhe për një vit bllokimin e aseteve të ish-presidentit Janukoviç dhe të 11 personave të tjerë të akuzuar për shpërdorimin e fondeve publike me largimin nga Ukraina pas protestës në sheshin  ”Maidain”, në vitin 2014.

”Sanksionet u shtynë deri më 6 mars 2020”, saktëson komunikata e këshillit të Bashkimit Europian, institucion i shteteve anëtare.

Ato u vendosën në mars 2014 dhe rinovohen çdo vit që prej kësaj date.

Dymbëdhjetë persona, përfshirë ish-presidentin, të identifikuar si përgjegjës për përvetësimin e fondeve shtetërore ukrainase apo abuzim me detyrën, shkaktuan një humbje të konsiderueshme për financat publike dhe vijojnë të jenë pjesë e listës së zezë së Unionit.

Një emër është hequr, por identitetet e personave nuk bëhen të ditura./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Rruga e Arbrit”, Xhaçka: Ndërtimi i argjinaturës në Gjoricë, ul rrezikun e përmbytjeve
Artikulli tjetërFOTO/ Sensibilizim mjedisor në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë