FOTO/ Sensibilizim mjedisor në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë

TIRANË, 4 mars /ATSH/ – Nisma ”Krijo oksigjenin tënd” po vijon misionin e saj duke angazhuar brezin e ri në mbrojtjen e mjedisit dhe mbi të gjitha për zhvillimin turistik.

Nisma këtë herë ndaloi në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, me nxënës të shkollave të Vlorës dhe Përmetit. Nxënësit së bashku me mësuesit e tyre mbollën pemë dhe gjithashtu krijuan punime duke vizatuar florën dhe faunën e larmishme që ka kjo zonë.

Ata gjithashtu vizatuan në fleta dhe shprehje sensibilizuese mbi mjedisin i cili është një pasuri e të gjithëve dhe duhet mbrojtur pasi është një vlerë për shoqërinë dhe komunitetin.

Kjo nisëm e ndërmarrë nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka në fokus të saj shtimin e sipërfaqeve të pyllëzuara për një mjedis me sa më shumë oksigjen, dhe ku çdo qytetarë duhet të mbjellë 5 pemët e tij sot që brezi i ri të kujdeset për to në të ardhmen. /a.a/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.