“Rruga e Arbrit”, Xhaçka: Ndërtimi i argjinaturës në Gjoricë, ul rrezikun e përmbytjeve

TIRANË, 4 mars /ATSH – I. Vata/ – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka inspektuar punimet e “Rrugës së Arbrit” në qarkun Dibër, në afërsi të urës së Drinit që është drejtë përfundimit.

Ministrja Xhaçka, shprehet se “‘Rruga e Arbrit’ përveçse lidh Dibrën me Tiranën, në këtë segment këtu pranë urës së Drinit, zgjidh edhe disa probleme që kemi pasur me parë”.

“Puna në ‘Rrugën e Arbrit’ vijon në të gjithë gjatësinë e saj dhe bashkë me veprat e artit, në Gjoricë po ndërtohet edhe argjinatura, e cila pritet të ulë rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që për banorët do të shtohen mbikalimet, për të lëvizur sa më lehtë nga njëra anë e rrugës në tjetrën”, u shpreh ministrja.

Punimet po ecin me ritëm të shpejtë ndërsa ka përfunduar ura e Cerenecit dhe është në përfundim ura e Drinit me një gjatësi 260 ml.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.