Ballina Bota

SOFT NEWS – Insulinë për… Brexit?!

LONDËR, 3 mars /ATSH-AFP/ – Më pak se një muaj nga Brexit, Britania e Madhe po krijon rezerva me insulinë për t’u përgatitur në rast të një divorci të dhunshëm me Bashkimin Europian, ku edhe prodhohen këto medikamente të vyera.

Rreth 3,7 milionë britanikë, përfshirë kryeministren Theresa May janë diabetikë.

Ata vuajnë nga një problem në asimilimin e sheqerit në organizëm.

Insulina, një hormon që normalisht prodhohet nga pankreasi, i ndihmon diabetikët të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Për këtë arsye, Britania e Madhe importon masivisht këtë produkt jetik kur na ndajnë vetëm disa javë nga dalja nga Bashkimi Europian që mund të shoqërohet me pasiguri, ku të sëmurët mund të përballen me mungesa në medikamente në rast të një largimi pa marrëveshje nga BE-ja.

Disa po krijojnë rezerva, duke dalë madje edhe kundër rekomandimeve të autoriteteve.

Një Brexit pa marrëveshje do të thoshte rikthim të doganave dhe kontrolle shëndetësore, që do të çonte edhe në vonesa në kufi.

‘’Kam nisur rreth dy muaj më parë të krijoj rezerva’’, shprehet për median David Burns, një mësues, 37 vjeç, banues në Londër i prekur nga diabeti i tipit 1./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKËSI – Zbulohen gjenet e pagjumësisë
Artikulli tjetërNë familjen e Gazmend Hasanaj për t’u rikthyer shpresat në një shtëpi të re