Ballina Bota

SIRI – Fillon sulmi përfundimtar kundër bazës së fundit të ISIS-it

SIRI, 1 mars /ATSH-AFP/ – Forcat Demokratike Siriane (FDS), që dominohen nga luftëtarët kurdë dhe të angazhuar në luftën kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), filluan sot sulmin përfundimtar kundër bazës së fundit xhihadist, në lindje të Sirisë, njoftoi zëdhënësi i tyre në “Twitter”.

“Pas evakuimit të mijëra civilëve dhe të shokëve tanë të burgosur në Baguz, operacioni për spastrimin e bazës së fundit të ISIS-it filloi në orën 18:00 këtë mbrëmje (16:00 GMT)”, shkruan Mustafa Bali. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMAQEDONI – Zjarr i madh përfshin rajonin e Shën Nikollës
Artikulli tjetërLushnjë/ Punimet në nënstacionin Plasmas, kufizohet energjia elektrike