Ballina Ekonomi

Totali i depozitave arriti nivelin e 1 trilion lekëve

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ – Depozitat në sistemin bankar në muajin janar kanë shënuar një rritje të ndjeshme, bëri të ditur Banka Qendrore.

Sipas BSH-së, totali i depozitave arriti nivelin e 1 trilion lekëve, për herë të parë që nga janari 2018, duke u zgjeruar me 1,5% në krahasim me fundin e dhjetorit 2018 duke vijuar rritjen e fortë për të dytin muaj radhazi.

Peshën më të madhe në këtë tregues e mbajnë kursimet në valutë.

Sipas BSH-së, depozitat në valutë zënë 70% të rritjes. Kursimet në valutë u rritën me 2% në janar 2019, në raport me muajin dhjetor, çka tregon se efekti pozitiv i remitancave, por dhe niveli i ulët i tërheqjeve, ka rritur stokun e tyre. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBJELLORUSI – Zbulohet një varr i përbashkët hebre
Artikulli tjetërBalla: PE përkrah fuqishëm hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë