MINSK, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Qindra eshtra burrash, grash dhe fëmijësh u zbuluan në Bjellorusi, në një varr të përbashkët në zonën e një ish-getoje hebreje që daton nga Lufta e Dytë Botërore.
Puna nisi muajin e kaluar në Brest, qytet me 340 000 banorë në kufirin polak, në kantierin që do të bëhet një kompleks banimi, pavarësisht kundërshtimit të qindra banorëve.
”Deri më tani janë zbuluar eshtrat e 790 trupave”, pohon për median Dmitri Kaminski, i cili është edhe drejtuesi i punimeve.
Trupat gjermane pushtuan Brestin, i cili në atë kohë ishte një qytet i Bashkimit Sovjetik, në qershor 1941, pas një beteje që zgjati një javë dhe ku u pushkatuan mijëra hebrenj, disa ditë më pas./ /v.b/ a.jor.























