UASHINGTON – Tajani: Do të reagojmë nëse SHBA vendos tarifa mbi makinat europiane

UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ne jemi të gatshëm për dialog, nuk mund të përballojmë luftrat tregtare, por nëse administrata Trump do të vendosë tarifime mbi makinat europiane ne do të detyrohemi të reagojmë, është mesazhi që presidenti i Parlamentit të BE, Antonio Tajani do t’i dorëzojë sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross në Uashington, ku do të takohet gjithashtu me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Një qëndrim i ashpër ndaj Europës, kjo do të ishte një gabim  i bujshëm’’, tha Tajani para gazetarëve.

‘’Misioni im në Uashington e më pas në Nju Jork synon të forcojë marrëdhëniet midis Europës dhe ShBA dhe çështjet e marrëdhënieve tregtare janë vendimtare”, tha Tajani, duke theksuar se ”si SHBA dhe Europa ata duhet të punojnë së bashku në një strategji të përbashkët për të ndalur përparimin e Kinës”.

Tajani pastaj kujtoi se BE miratoi kohët e fundit dy rregullat antidumping dhe rregulla të reja për të kontrolluar investimet joeuropiane në Europë duke ndjekur shembullin amerikan./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.