Ballina Aktualitet

Studentja e drejtësisë gjen zgjidhje tek platforma e bashkëqeverisjes

TIRANË, 27 shkurt ATSH/ – Studentja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Hajna Behari, gjeti zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes pas ankesës për mungesën e numrit të saj të matrikullimit.

Studentja, e cila vazhdon studimet Bachelor në UAMD në drejtësi, prej tre vitesh nuk pajisej me numrin e matrikullimit, gjë që bënte që të mos merrte shumë shërbime gjatë studimeve të saj.

Pas ankesës tek platforma e bashkëqeverisjes u bë e mundur të pajisej me numër matrikullimi.

“Problemi filloi që kur fillova studimet për drejtësi. Pas një viti që bëra në degën asistencë administrative, në sekretari doli lajmërimi që mund të përfitoja transferim në degë tjetër. Plotësova formularin dhe dola e para në degën juridik. Por kur duhet të bëja një vizitë mjekësore më thanë që nuk kam numër matrikullimi. Këto vite kanë qenë shumë të vështira për mua”, tha studentja.

“Kush reziston dhe ka të drejtë, nuk ka shans të humbasë”, tha Kryeministri Rama.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI drejtohet platformës, qytetarja punësohet brenda 3 ditësh
Artikulli tjetërAnkohet në platformë, zgjidh problemin e pensionit minatori nga Bulqiza