TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ – Mjekët e Spitalit të Durrësit kanë dalë në protestë për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Gerald Koka dy ditë më parë.
Mjeku Koka u godit nga dy pacientë të përfshirë në sherr me njëri-tjetrin ndërsa ushtronte detyrën e tij. Mjeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që menjëherë pas ngjarjes reagoi edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila dënoi me forcë agresionin ndaj mjekut dhe nxori urdhërin për regjimin e ri në spital.
“Autorët e sulmit barbar të marrin dënimin maksimal që jep ligji. Të vendosur në zbatimin e Urdhrit për regjimin e ri në spitale. Asnjë familjar në shërbimin e urgjencës dhe respektim i orareve të vizitave në çdo spital”, – deklaroi Manastirliu.
z.tosku/ /a.g/






















