Ballina Flash

12 mjekë të rinj i bashkohen ekipit të shëndetësisë

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ – 12 mjekë të rinj i janë bashkuar ekipit të shëndetësisë, duke ofruar më shumë shërbime në zona në të cilat më herët ka pasur mungesa.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, bën me dije se janë 12 mjekë të rinj që ju bashkuan sot ekipit të shëndetësisë në Qendrat Shëndetësore dhe pikat e ambulancave në Tiranë, Elbasan, Burrel dhe Berat.

“Me transparencë dhe meritë punësohen në qendrat e kujdesit parësor, menjëherë pas 54 mjekëve të përgjithshëm, të cilët u shpallën fitues dhe u punësuan pak ditë më parë në qendrat shëndetësore nga veriu në jug të vendit. Përmirësimi i raportit të besimit mjek-pacient është sfida jonë. Ndaj çdo mjek i ri që i shtohet shërbimit shëndetësor është një vlerë e shtuar për sistemin publik shëndetësor në shërbim të qytetarëve”, theksoi Manastirliu.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEGJIPT – Epokë e re në marrëdhëniet BE-Liga Arabe
Artikulli tjetërPatos/ Zhvillohet aktiviteti informues rreth Bashkimit Europian