Ballina Bota

SOFT NEWS – Kur sozitë e Trump dhe Kim Jong Un… mbyllin samitin e dytë në Hanoi

HANOI, 23 shkurt /ATSH-AFP/ – Dy sozitë e Kim Jong Un dhe të Donald Trump u ndaluan dhe u morën në pyetje nga policia pas organizimit këtë të premte të një “takimi” në Hanoi, ndërsa presidenti i SHBA-së dhe lideri i Koresë së Veriut pritet të takohen javën e ardhshme për samitin e tyre të dytë.

Ndërkohë që sozia e Kim, Howard X dhe ai i Donald Trump, Russell White po inskenonin samitin e tyre në qendër të kryeqytetit vietnamez, një duzinë policësh mbërritën në televizionin  lokal ku të dy burrat po jepnin një intervistë, duke i dhënë urdhër të mos bënin më dalje publike, pasi në të kundërt do të dëboheshin nga vendi.

Policia u kërkoi që të mos lëviznin në Hanoi pa lënë koordinatat  e sakta të lëvizjeve të tyre dhe të ishin të shoqëruar nga një udhërrëhyes.

Howard X këmbënguli se ai kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Vietnam.

Dy sozitë u shfaqën të premten në hotelin ‘’Metropole’’ dhe në opera, ku u rrethuan nga një turmë gazetarësh.

“Ne po punojmë për paqen, nëpërmjet negociatave, përmes dialogut, natyrisht dëshirojmë të ndihmojmë Korenë e Veriut”, shprehet Russell White, sozia e Donald Trump, i cili e kishte tejkaluar njëcikë ngjyrën e bronztë në fytyrë dhe llakosjen e flokëve.

Përpara se t’u tërhiqej vërejtja nga policia, të dy burrat kishin planifikuar të shkonin në një qendër masazhi, të luanin një ndjeshje golfi dhe të degustonin specialitetet e kuzhinës së Hanoit.  Autoritetet lokale, të cilët duan të shmangin çdo incident të mundshëm gjatë këtij samiti të shumëpritur, nuk mund t’u lejojnë dy sozive të vazhdojnë shfaqjen e tyre.

Liderët e këtij shteti ish-komunist nuk tolerojnë grumbullime publike të paplanifikuara, gjë që shpjegon edhe arsyen përse forcat e policisë kanë ndjekur nga afër çdo lëvizje të tyre./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDepozitat në euro arritën vlerën 4.1 miliardë
Artikulli tjetërLeku zhvlerësohet ndaj valutave kryesore