TIRANË, 23 shkurt/ATSH/- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, zhvilloi një takim me disa studentë të Universitetit të Hagës që studionin për drejtësi ndërkombëtare dhe europiane.
Vizita e tyre në Shqipëri ishte me qëllim njohjen e kulturës dhe traditës, mes të tjerash edhe të sistemit të drejtësisë.
“Gjatë takimit diskutuam për reformën në drejtësi në Shqipëri, sfidat dhe vështirësitë e zbatimit të saj, në kuadër edhe të integrimit të Shqipërisë në BE”, shprehet Gjonaj.
Po ashtu, tha Gjonaj, diskutuam mbi prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë si Reforma në Drejtësi, Lufta kundër Korrupsionit dhe Drejtësia Sociale./k.s/ /a.g/






















