Ballina Bota

GALAPAGOS – Zbulohet një breshkë gjigante

GALAPAGOS, 22 shkurt /ATSH-AA/ – Në Fernandina të ishujve Galapagos të Ekuadorit, është zbuluar një breshkë, lloji i së cilës për herë të fundit është parë para 100 vitesh, lloj për të cilin mendohej se ishte zhdukur.

Ministria ekuadoriane e Mjedisit njoftoi se gjatë një zbulimi të përbashkët në Parkun Kombëtar Galapagos me Agjencinë e Mbrojtjes së Galapagosit, është gjetur një breshkë gjigante femër e llojit Fernandina, për të cilën mendohej se është e moshës 100-vjeçare.

Ambientalistët mendojnë se në ishull gjenden shumë breshka të këtij lloji, ndërsa breshkën gjigante e kanë dërguar në qendrën e ushqimit të kafshëve në ishullin Cruz.

Më tej, bëhet e ditur se breshka e gjallë gjigante e llojit Fernandina, për herë të fundit është parë në vitin 1906.

Unioni Ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, këtë lloj të kafshës e listoi në mesin e specieve të rrezikuara dhe ndoshta të zhdukura.

Ishujt Galapagos, në vitin 1979 janë shpallur Zonë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.   /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ëndërr të luajmë për Shqipërinë”, flasin talentet kuqezi të Shqipërisë U-19
Artikulli tjetërFOTO/ Kinoklubi Frankofon sjell kinematografinë franceze për publikun shqiptar