MOSKË, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Rusia është e gatshme për bisedime mbi temën e çarmatimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk është më e gatshme të trokasë prapa dyerve të mbyllura, deklaroi dje presidenti rus Vladimir Putin.
”Moska dëshiron të ketë me SHBA marrëdhënie miqësore”, theksoi ai.
“Ne nuk jemi të interesuar për konfrontime dhe nuk i duam ato, veçanërisht me një fuqi globale si Shtetet e Bashkuara të Amerikës’’, theksoi presidenti Putin.
SHBA pezulloi së fundi marrëveshjen e vitit 1987 ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit mbi raketat bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtra veprimi (INF) dhe Rusia ndoqi shembullin e saj./ /os/ a.jor.













