TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ – Tifozët e “Bayern Munchen” kanë protestuar kundër çmimeve shumë të larta të biletave gjatë ndeshjes mes “Liverpoolit” dhe “Bayernit” mbrëmë në “Anfield Road”.
Tifozët e “Liverpoolit” iu bashkuan protestës, pasi mbështetësit e kampionit gjerman shpalosën një baner kundër çmimit të biletave. Të dy palët e tifozëve shpalosën pankarta kundër çmimeve të larta të biletave në stadium dhe mbajtën një minutë duartrokitje (në minutën e 50-të).
“Bileta për ndeshjen në udhëtim: LFC 48 paund. FCB 55 euro. Lakmia nuk njeh kufi. Njëzet është mjaftueshëm”, shkruhej në pankartat e bavarezëve.
/gj.m/j.p/























