Ballina Bota

SHBA – Trump bisedon me Abe dhe Moon për samitin me Kim Jong Un

UASHINGTON, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi në telefon me kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe presidentin koreanojugor, Moon Jae In në kuadër të samitit që do të zhvillojë javën e ardhshme në Hanoi me liderin koreanoverior.

“Dy liderët ritheksuan mbështetjen e tyre për arritjen e një denuklearizimi përfundimtar dhe krejtësisht të verifikueshëm”, sipas një deklarate të bërë nga Shtëpia e Bardhë.

Në të dyja telefonatat, Trump kërkoi që të qëndrohet në kontakt të ngushtë me dy aleatët e SHBA-së pas samitit me liderin e Koresë së Veriut,  Kim Jong Un, që do të jetë takimi i tyre i dytë ballë për ballë në më pak se një vit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtohet numri i punonjësve në Policinë e Shtetit
Artikulli tjetërInvestimet u rritën me 4,7% – Kontribut kryesor prodhimi dhe shërbimet