Ballina Flash

Shtohen hapësirat e gjelbra në Patos

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Në vijim të aksionit për rritjen e sipërfaqeve të gjelbra, bashkia e Patosit ka nisur mbjelljen e pemëve dekorative në gjithë territorin e saj.

Ndërmarrja e Gjelbërimit ka nisur mbjelljen e pemëve në lagjet e brendshme të Patosit në vijim të gjithë aktiviteteve të realizuara nga bashkia Patos për shtimin e kurorës së gjelbër të qytetit.

Ndërkohë dita e sotme filloi me mbjelljen e dhjetëra drurëve dekorativë në rrugën e ish-kinemasë së vjetër, për të vazhduar më tej edhe në rrugë e parqe të tjera.

Në fund të vitit të kaluar, u prezantua dokumenti strategjik i pyjeve, i cili synon shtimin me 20% më shumë të volumit të përgjithshëm të fondit pyjor në Shqipëri.

Programi “Clean&Green 20/20”, “Krijo oksigjenin tënd”, “Mbill 5 pemë”, si edhe afrimi i shkollave me zonat e mbrojtura janë vetëm disa nga nismat që synojnë që brenda 2020-s Shqipëria të ketë 20 milionë e 200 mijë pemë më shumë. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëpunimi qytetar me Policinë, 4 persona në pranga
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Reduktim të dyoksidit të karbonit brenda 2030