Ballina Aktualitet

Basha që do digjte qeverinë, ka vendosur të djegë opozitën

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që tha se do digjte Qeverinë, ka vendosur të djegë opozitën. Ky është reagimi i zëdhënëses së Qeverisë dhe ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pas deklaratës së kreut demokrat se do i propozojë Grupit Parlamentar të PD-së, djegien e mandateve.

“Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”, tha Spiropali.

Basha paraditen e sotme, një ditë pas protestës së dhunshme para Kryeministrisë, deklaroi se do të propozojë djegien e mandateve të deputetëve të PD-së në Kuvend. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMorawiecki: Për Varshavën, çështja e pasurive të hebrenjve është zgjidhur
Artikulli tjetërFier, teatri “Bylis” rihap dyert në mars me pamje të re