Ballina Bota

Morawiecki: Për Varshavën, çështja e pasurive të hebrenjve është zgjidhur

VARSHAVË, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi sot se çështja e dëmshpërblimeve  për pasuritë e hebrenjve të grabitura nga nazistët ishte zgjidhur përfundimisht, pasi hodhi poshtë me këmbëngulje një kërkesë të Uashingtonit për të avancuar mbi këtë çështje delikate të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë vizitës së tij në Poloni këtë javë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ftoi Poloninë për të miratuar një ligj që do të mundësonte rikthimin e pasurive për ata persona që i humbën gjatë Holokaustit, sipas deklaratave të tij të publikuara nga web faqja e Departamentit të Shtetit.

Deklaratat e Pompeo ngjallën menjëherë reagime në Poloni.

”Çështja e rikthimit të pasurive shtetasve amerikanë me origjinë hebreje është zgjidhur përfundimisht. Ligji i dëmshpërblimit i nënshkruar në 1960 me SHBA-në zgjidh çështjen, gjë që çliron Poloninë nga këto detyrime’’, deklaroi sot kryeministri polak në një intervistë dhënë për agjencinë PAP./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Berat, rrugëtim në trashëgiminë kulturore përmes lojës
Artikulli tjetërBasha që do digjte qeverinë, ka vendosur të djegë opozitën