MYNIH, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ne duhet të luftojmë origjinën e problemit migrator, deklaroi sot presidenti egjiptian, Abdel Fatah al Sisi duke hapur ditën e dytë të Konferencës për Sigurinë, që po zhvillohet në Mynih.
”Ne presim miliona migrantë në Egjipt, pa marrë ndihma nga jashtë”, shtoi ai.
”Çështja libiane është një problem i rëndësishëm për të cilën duhet të gjejmë një rrugadalje politike”, theksoi presidenti egjiptian, Al Sisi, i cili këtë vit mban edhe presidencën e Bashkimit Europian./ a.jor.























