Ballina Ekonomi

Dinamika pozitive e industrisë mbështetet nga eksportet

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/- Sektori i industrisë në Shqipëri, pritet të ndjekë ritme pozitive të rritjes edhe për periudhën në vijim, bëri të ditur Banka e Shqipërisë, duke e argumentuar këtë me faktin se, “rritja e eksporteve të produkteve të lidhura me aktivitete industriale dhe shfrytëzimi në një shkallë më të lartë i kapaciteteve prodhuese në industri, japin sinjale se dinamika e sektorit do të mbetet pozitive”.
Sipas BSH-së, vlera e shtuar e sektorit të industrisë u rrit me 15.4% në terma vjetorë. Kjo dinamikë e sektorit mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike të rritjes, e ndikuar kryesisht nga zgjerimi i fortë i prodhimit të energjisë elektrike ashtu si edhe në gjysmën e parë të vitit.
Ndërsa, industria përpunuese u rrit me 4,5% në terma vjetorë dhe dega e industrisë nxjerrëse, performoi me një rezultat me rritje 0,8% më shumë se vitin e kaluar. e.xh/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMYNIH – Al Sisi: Të luftojmë origjinën e problemit migrator
Artikulli tjetër“La Belle De L’Adriatique”, mbërrin në Vlorë kroçera e parë me 183 turistë