TIRANË, 16 shkurt/ATSH/-Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestën e sotme të opozitës.
“28 vite Sali Berisha po ai! Kur është në pushtet vret protestuesit, kur është në opozitë sulmon institucionet dhe nxit dhunën”, shprehet Balla.
Deputet i PS-së i ka bërë thirrje demokratëve që të ndahen nga dhuna.
“Vëllezër demokratë të ndershëm është koha të ndaheni nga kjo e keqe e madhe. Lulzim Basha është marionetë, është i pa-aftë, zbaton verbërisht urdhërat e Sali Berishës”, -përfundon ai. /a.g/












