TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ – Forma mjaft e mirë që po kalon Zaniolo, por edhe dëmtimet e shumta, kanë detyruar Diego Perrotin të mendojë largimin nga “Roma”.
Anësori këtë sezon ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje si titullar, teksa mund të rikthehet në Argjentinë.
Babai i lojtarit do t’i pëlqente të rikthehej te klubi i “Boca Juniors” ose edhe në ekipin e parë ku ka luajtur, “Deportivo Moron”, por duke pasur 2 vite në kontratë, gjithçka mbetet në dorë të Romës.
/gj.m/e.caushi/












