TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Një nga zonat më të frekuentuara në qytetin e Shkodrës nga të gjitha moshat dhe në çdo stinë, shumë shpejt do të ndryshojë pamje.
Parku që në Shkodër njihet si i Shatërvanit në qendër të qytetit, do t’i nënshtrohet një rikualifikimi të plotë.
Puna ka nisur me riparimin e Shatërvanit dhe paralelisht, po punohet për vënien në eficencë të plotë të ndriçimit të parkut, gjelbërimit, rrugicave lidhëse të tij, pemëve e kështu me radhë.
Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi thekson se ndërhyrja ishte më se e nevojshme jo vetëm për shkak të amortizimit me kalimin e viteve, por edhe si një zonë me mjaft e frekuentuar nga të moshuar, fëmijë, të rinj e të reja.
“Me përfundimin e plotë të punimeve, parku i Shatërvanit në Shkodër do të kthehet edhe më i bukur se më përpara për të vijuar të jetë një nga më të preferuarit jo vetëm të shkodranëve, por edhe turistëve që vizitojnë qytetin tonë”, tha Ademi./k.s/j.p/
























