Ballina Flash

Korçë, punësohet pranë bashkisë pas praktikës

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Xheni Liço pasi përfundoi arsimin e lartë për degën “Administrim dhe Politika Sociale” u regjistrua pranë zyrës së punës Korçë.

Pas disa intervistash nga specialistët, ajo u orientua për pjesëmarrje në një prej programeve të nxitjes së punësimit, ku pasi kreu praktikën profesionale pranë bashkisë Korçë gjatë muajve shtator–nëntor 2018 u arrit me sukses edhe punësimi i saj pranë këtij institucioni.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë apel ndaj çdo të riu apo të reje dhe jo vetëm që dëshiron të punësohet në ndërmarrje private apo institucione shtetërore të paraqitet pranë zyrave të punës. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLleshaj: Reagimi i opozitës në Kuvend, si skenat që krijoi Gruevski
Artikulli tjetërShkodër, nis puna për memorialin në përkujtim të ish-të përndjekurve