Ballina Flash

Shkodër, nis puna për memorialin në përkujtim të ish-të përndjekurve

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Ngritja e memorialit në përkujtim të ish-të përndjekurve dhe të persekutuarve komunistë gjatë 45 viteve diktaturë në Shkodër, po shkon drejt finalizimit.

Bashkia e Shkodrës dhe komisioni “Drejtësi e Paqe” kanë përzgjedhur projektin fitues, i cili sot ka nisur të zbatohet në sheshin para bashkisë së Shkodrës.

Fillimi i punimeve për memorialin, është ndjekur nga afër nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe drejtori ekzekutiv i komisionit “Drejtësi e Paqe”, Luigj Mila.

Ademi shprehu besimin se memoriali do të jetë jo thjesht një përkujtimore, por edhe objekt pelegrinazhi, sidomos për turistët, për të njohur të kaluarën e errët në persekucionin komunist.

Ideatorët e memorialit, preferojnë të mos japin detaje për veprën që do të vendoset në sheshin para bashkisë Shkodër.

Mësohet se ai do të jetë 5,5 metra i lartë dhe do të përfshijë në vetvete 8 figura që personifikojnë elementet e persekucionit komunist ndaj Shkodrës. /k.s/ /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë, punësohet pranë bashkisë pas praktikës
Artikulli tjetërKROACI – 75 viktima nga virusi i gripit A