ROMË, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Me kalimin e kohës, ndërsa u bë legjendë, miti Pantani nuk dështoi në largimin e dyshimeve.
Me vdekjen e Marco Pantanit, më 14 shkurt 2004, pra 15 vjet më parë, sporti italian u privua nga një hero i kategorizuar si ”i mallkuar”.
Pirati nuk ishte vrarë. Gjykata e Lartë vendosi një herë e përgjithmonë, por familja e çiklistit nuk e ka pranuar kurrë, ndërsa tifozët e tij gjithmonë vazhdojnë të argumentojnë.
Në këto 15 vite pa Pantanin, fundi i tij ka qenë gjithmonë i debatuar.
Fitues në të njëjtin vit, 1998, i ‘’Giro d’Italia’’ dhe ‘’Tour de France’’, Pantani u gjet i vdekur në rezidencën ”Le Rose” në Rimini, pak vite pas udhëtimeve të tij mbi biçikletë.
Një fund me kaq shumë pyetje pa përgjigje, vetëm disa vite më parë, askush nuk mund të kishte parashikuar apo edhe ta imagjinonte.
Shëmbëlltyra e Piratit, që sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, në vitin 2017, vdiq nga overdoza, kishte filluar ta merrte trajektore e gabuar më 5 qershor 1999.
Më 5 qershor të 1999, në orën 07:25, pas një kontrolli “për të mbrojtur shëndetin e tij”, hematocriti i tij doli të ishte 52%, kundrejt 50% të limitit maksimal të lejueshëm. Ky ishte fillimi i fundit të Pantanit. Një rënie në fund. Jeta e Pantanit, do të trazohej në pak minuta.
Pirati u zhyt në baltë dhe dëshpërim duke gjetur strehim në miqësi të gabuara dhe në mënyra të tjera.
Nga lloji i heroit sportiv u shndërrua në vetmitar, duke u përfshirë në këtë tragjedi.
Ai u përpoq të gjente një rrugë shpëtimi, por nuk pati sukses duke rënë në humnerë.
Për Markon shumë janë thënë dhe shumë janë shkruar. Ai është përcaktuar si ekzekutuesi i vetes.
Ai i dha shumë çiklizmit.
I dha emocione të forta duke ndezur ëndrrat përtej limitit./ /os/ a.jor.





















