Mbështetje reformës në Drejtësi, OPDAT dhuron pajisje për KLGJ-në

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Përfaqësuesi ligjor i misionit amerikan OPDAT në vendin tonë, Jon Smibert, i dorëzoi sot kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi pajisje në ndihmë të këtij institucioni të rëndësishëm të sapongritur në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Kështu, pjesë e donacionit ishin pajisje elektronike të tipit laptop, server, skaner me vlerë 864000 lekë, si donacione të tjera nga ana e OPDAT në kuadër të mbështetjes dhe bashkëpunimit që ky mision ofron për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.