TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ – Aleanca Europiane e Agjencive të Lajmeve (EANA), ku Agjencia Telegrafike Shqiptare është anëtare me të drejta të plota, së bashku me një numër organizatash të njohura mediatike europiane dhe jo vetëm, me anë të një deklarate të përbashkët, kërkojnë miratimin e Direktivës së BE-së për të Drejtën e Autorit duke theksuar se ”ka ardhur koha e duhur për përmirësimin dhe miratimin e saj”.
Në këtë deklaratë thuhet se ”organizatat e nënshkruara që përfaqësojmë autorët, interpretuesit dhe të tjerë që punojnë në të gjitha fushat artistike, agjencitë e lajmeve, librin, shtypin dhe botuesit e pavarur muzikorë, ju bëjmë thirrje të punoni në mënyrë konstruktive për të përmirësuar dhe për të miratuar Direktivën mbi të Drejtat e Autorit në Tregun e Vetëm Dixhital”.
”Pa Direktivën, krijuesit do të mbeten pa asnjë garanci për të marrë një shpërblim të drejtë në internet dhe sektorët tanë do të jenë subjekt i një pasigurie të madhe ligjore lidhur me praktikat e ardhshme. Dështimi për të miratuar Direktivën do të thotë të humbasësh një mundësi historike, shumë e dëmshme për kulturën europiane dhe gjithashtu një dështim thelbësor për hartimin e politikave europiane”, theksohet në të.
”Është koha për të treguar se Bashkimi Europian kujdeset për qytetarët, krijuesit, vlerat dhe diversitetin kulturor dhe mund të ndërhyjë për t’i mbrojtur ata. Ne besojmë se gjykimi i matur politik dhe ndjenja e drejtësisë do të mbizotërojnë për ta çuar këtë proces legjislativ në një përfundim të suksesshëm”, përfundon ajo.
Nënshkruesit
- EANA – Aleanca Europiane e Agjencive të Lajmeve
- ARTIS – Shoqata e organizatave evropiane të interpretuesve
- CISAC – Konfederata Ndërkombëtare e Shoqërive të Autorëve dhe Kompozitorëve
- CIAGP – Këshilli Ndërkombëtar i Krijuesve të Arteve Grafike, Plastike dhe Fotografike
- CEPIC – Qendra e industrisë së fotografisë
- CIAM – Këshilli Ndërkombëtar i Autorëve të Muzikës
- ECSA – Aleanca e Kompozitorëve dhe Tekstshkruesve Europianë
- EFJ – Federata Europiane e Gazetarëve
- EPC – Këshilli i Botuesve Europianë
- EVA – Artistët europianë të arteve pamore
- EMMA – Shoqata Europiane e Revistave
- ENPA – Shoqata Europiane e Botuesve të Gazetave
- EËC – Këshilli Europian i Shkrimtarëve
- FERA – Federata e Drejtorëve të Filmit Europian
- FIA – Federata Ndërkombëtare e Aktorëve
- FIM – Federata Ndërkombëtare e Muzikantëve
- FSE – Federata e Skenaristëve në Evropë
- FEP – Federata e Botuesve Europianë
- GESAC – Grupimi Europian i Shoqërive të Autorëve dhe Kompozitorëve
- IAO – Organizata Ndërkombëtare e Artistëve të Muzikantë
- IFRRO – Federata Ndërkombëtare e Organizatave të të Drejtave të Riprodhimit
- IMAGO – Federata Evropiane e Kinematografëve
- IMPF – Forumi Ndërkombëtar i Botuesve të Pavarur të Muzikës
- NMC – Koalicioni i Medias së Lajmeve
- NME – Media e Lajmeve Europe
- SAA – Shoqëria e Autorëve Audiovizualë
- UNI-MEI – Sindikata Globale në Media, Kulturë dhe Arte
- WDW – Shkrimtarë dhe Drejtorë në mbarë botën./ /sm/ a.jor.























