Ballina Bota

FOKUS – NATO diskuton hapat për mbrojtjen e Europës

BRUKSEL, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të marrin në konsideratë, gjatë bisedimeve dyditore në Bruksel, duke filluar nga sot, se çfarë hapash do të kërkohen për të mbrojtur Europën nëse një traktat dypalësh amerikano-rus për çarmatimin do të dështojë.

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe NATO akuzojnë Rusinë për shkeljen e Traktatit të Forcave Bërthamore të Intermediat-Range (INF) duke zhvilluar sistemin e saj të raketave SSC-8.

Uashingtoni njoftoi më parë këtë muaj se do të tërhiqej nga traktati INF, ndërkohë që Moska e pasoi me një përgjigje të njëjtë.

SHBA tani ka gjashtë muaj kohë për të bindur Moskën që të rikthehet te traktati dhe NATO po mbështet këto përpjekje.

Dje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi Rusisë të kapte “mundësinë e fundit për të marrë rrugën e përgjegjshme” duke vënë në dukje se ”NATO duhet të përgatitet për një botë pa traktatin INF, ndërsa Moska po vazhdon të zhvillojë raketa SSC-8 dhe ka pajisur disa batalione me to”.

“Ne nuk synojmë të vendosim raketa të reja bërthamore në Evropë, por ne duhet të sigurohemi se kemi mbrojtje efektive,” shtoi ai .

Traktati i INF, i cili ndalon raketat bërthamore me një distancë prej 500 deri në 5 5000 kilometrash, ka formuar bazën e arkitekturës së sigurisë të Europës që nga nënshkrimi i tij në vitin 1987.

Tema të tjera në axhendën e ministrave përfshijnë shpenzimet e mbrojtjes dhe praninë e NATO-s në Afganistan.

Është takimi i parë në të cilin është ftuar edhe Maqedonia, pasi aleanca nënshkroi javën e kaluar protokollin e saj të pranimit në NATO./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDje dhe sot, transformohet ambulanca “18 Shtatori” në Gjirokastër
Artikulli tjetërHapet urgjenca e re e infektivit në QSUT, Manastirliu: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit për qytetarët