Ballina Ekonomi

Ngjarja e Bulqizës/ Verifikim masave të sigurisë teknike në minierë

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM) ka nisur një grup kontrolli, për verifikimin e zbatimit të gjitha detyrimeve ligjore për masat e sigurisë teknike në punë dhe do të hartojë një raport të plotë lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në minierën e subjektit “Albmine Chrome” në Bulqizë, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën punonjësi A.A., 58 vjeç.
Në një njoftim për shtyp, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, punonjësi ka qenë duke punuar si vagonist në një nga galeritë e minierës, kur nga tavani është shembur një sasi materiali. I aksidentuari kishte rreth 2 vjet punë në këtë subjekt minerar dhe ishte i regjistruar dhe i siguruar sipas ligjit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) u shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjarëve të viktimës dhe të afërmve të tij për këtë humbje tragjike.
MIE garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të monitoruar rreptësisht përmbushjen e kritereve të sigurisë në punë nga ana e subjekteve të licencuara në fushën e minierave. /e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransaksione me bankë, për bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë
Artikulli tjetërBRUKSEL – Kompromis për gazsjellësin ruso-gjerman ”Nord Stream 2”