Ballina Bota

BRUKSEL – Kompromis për gazsjellësin ruso-gjerman ”Nord Stream 2”

BRUKSEL, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE ranë dakord sot për një kompromis për gazsjellësin ruso-gjerman ”Nord Stream 2” pa kërcënuar projektin, sipas burimeve diplomatike të BE.

”Kompromisi u mbështet nga 27 nga 28 shtetet anëtare, me përjashtim të Bullgarisë”, sipas një zyrtari francez.

Ndryshimi i propozuar shihej si i pamundur për t’u kaluar në Komision, derisa Franca njoftoi çuditërisht se do të mbështesë amendamentin.

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe vendet e Lindjes të BE kanë kritikuar prej kohësh projektin, duke paralajmëruar se BE po bëhet shumë e varur nga energjia ruse.

Udhëheqësit gjermanë janë përpjekur vazhdimisht t’i qetësojnë këto frikëra dhe mbështetësit e gazsjellësit theksojnë nevojën për të garantuar furnizimet me gaz ndërsa prodhimi brenda BE bie.

”Nord Stream 2”, i cili është rreth 1 200 kilometra i gjatë dhe do të kalojë nën detin Balltik, do të dyfishojë kapacitetin e linjave që transportojnë gazin rus direkt në Gjermani./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja e Bulqizës/ Verifikim masave të sigurisë teknike në minierë
Artikulli tjetërFOTO/ Voskopojë, pranë zgjidhjes procesi i legalizimeve në fshatin turistik