Ballina Ekonomi

Ndryshimet fiskale/ Elbasan, trajnohen 52 ekspertë përfaqësues të tatimpaguesve

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/- Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan zhvilloi një takim informues për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019, me rreth 52 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.

Ndryshimet kryesore, të referuara nga ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) kishin të bënin kryesisht me procedurat tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe taksat kombëtare.

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan takimin informues, qasjen profesionale të administratës tatimore, si dhe u ndalën në çështje të veçanta ligjore që prekin zhvillimin e sipërmarrjes së tyre, për të cilat bënë edhe propozimet përkatëse.

DPT dhe DRT Elbasan garantuan tatimpaguesit se në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit, do të mund të marrin asistencën e duhur, për të kuptuar drejt dhe në mënyrë korrekte ndryshimet në legjislacion. /e.xh/j.p./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami kombëtar i praktikave të punës, të rinjtë nisin sot aplikimet
Artikulli tjetërBULLGARI – Dhuna në familje do të ndëshkohet penalisht