BULLGARI – Dhuna në familje do të ndëshkohet penalisht

SOFJE, 8 shkurt /ATSH- ANSA/ – Çdo formë e dhunës në familjet bullgare do të konsiderohet krim dhe do të ndëshkohet penalisht, sipas amendamenteve të Kodit Penal të miratuar përfundimisht nga parlamenti bullgar, ku deputetët votuan njëzëri.

Për një vrasje të kryer në rastet e dhunës në familje, sipas Kodit të ri Penal, parashikohet edhe burgim i përjetshëm.

Kodi Penal parashikon gjithashtu dënime nga 3-10 vjet burg edhe për abuzimet sistematike psikologjike, fizike ose seksuale, të ushtruara nga një pjesëtar i bërthamës familjare.

Amendamentet në fjalë u miratuan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Bullgare, sipas së cilës Konventa e Stambollit e Këshillit të Europës për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Bulgarisë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.