Ballina Bota

LONDËR – May: Zgjidhje alternative për lehtësimin e ”backstop”

LONDËR, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe nuk mund të qëndrojë në grackë për një kohë të pacaktuar për çështjen e ”backstop”, që shërben si garanci për kufirin e hapur midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, parashikuar nga BE në marrëveshjen e divorcit me Londrën.

Kjo do të jetë tematika që kryeministrja britanike, Theresa May do të synojë të riafirmojë sot në Bruksel, sipas Downing Street, pavarësisht “jo”-së së theksuar dje nga liderët e BE- së Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk për rinegocimin e marrëveshjes.

Kryeministrja May bën thirrje për “zgjidhje alternative” për të lehtësuar ”backstop” si kusht për të marrë ratifikimin e Parlamentit britanik, i refuzuar në muajin janar./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Zgjidhje politike, ose populli do pastrojë Kuvendin prej 16 shkurtit
Artikulli tjetërPeshkimi, Shalsi: Ndryshimet ligjore formalizojnë dhe zhvillojnë sektorin